Këngëtarja Rita Ora, ka imituar një moment historik nga njëra prej kolegeve të saja më të famshme në botë.
Të gjithë e mbajnë mend imazhin e aktores dhe këngëtares nga filmi The Seven Year Itch, kur ajo kishte dalë nga kinemaja dhe kishte hipur mbi rrjetën e metrosë nëpër të cilat zakonisht fryn një erë e lehtë dhe kjo ia kishte fryrë asaj fustanin.
Të njëjtën e ka bërë edhe Rita Ora, e cila ndryshe nga Monroe që kishte veshur një fustan të bardhë që u bë më pas ikonik, mbante veshur një fund ngjyrë hiri dhe një këmishë.
Përndryshe, imazhi i Marylin Monroe me fustanin e dizajnerit William Travilla, është ndër imazhet ikonike të shekullit të 20-të dhe njëra ndër skenat më të famshme në kinematografinë botërore. /Prive.al