Rita Ora shkëlqen në javen e modës në Paris

By

Ylli botëror me prejardhje shqipëtare, Rita Ora është momentalisht duke marrë pjesë në javen e modes në Paris.

Ajo ishte ftuar të marrë pjesë në shfaqjen e rrobave për femra të sezonës pranverë verë 2020 të shtëpisë së modës Miu Miu me të cilët këngëtarja ka bashkëpunuar shumë here.

Rita Ora

 

Rita Ora tërhoqi gjithë vëmendjen e fotografëve teksa doli nga hoteli i saj në Paris për të shkuar në sfilatën e Miu Miu. Ajo shkëlqeu me një fustan të shkurtër krem, të shoqëruar nga një fjongo e zezë në pjesën e përparme. Me të vërtetë dukej si një modele nga pasarela.

Rita Ora on her way to the Miu Miu Fashion

Veshja e saj ishte kombinuar me një varëse prej diamanti dhe syze që pasqyronin stilin e vërtetë të këngëtares.

) Rita Ora Miu Miu show

Dhe, sinqerisht, nuk duket se e gjitha kjo veshje mund të rrinte kaq mire e kombinuar kështu, por disi, ndoshta sepse është Rita Ora, duket fantastike./Prive.al

Artikuj të ngjashëm