Këngëtarja e njohur Rita Ora përveç muzikës ku kohëve të fundit nuk është dhe shumë aktive ajo ka qenë mjaft e suksesshme në fusha tjera duke u shndërruar në imazh të shumë kompanive të njohura.
Me koleksione të saja në kompani të ndryshe, ajo na tregoi që dinë të bëjë biznes e njëkohësisht të mbush arkën e saj personale.
Investimi në një biznes ditëve të fundit duket se nuk i ka shkuar siç duhet, dhe për këtë ajo ka humbur një shumë të madhe parash nga një mashtrim që i ka bërë një ortak.
Rita kishte investuar një shumë të madhe parash në biznesin në fjalë por që ortaku i tij e ‘tradhëtoi’ atë duke i vjedhur 2.3 milionë dollarë, nga llogaria e përbashkët.
Fqinjët e personit të dyshuar thonë se muajt e fundit ai jetonte si një “princ saudit” duke blerë makina të shtrenjta dhe një orë 25 mijë euro, transmeton ‘The Sun’.
Policia ka nisur hetimet dhe kërkimin e tij ndërsa ne shpresojmë që gjithçka të përfundoj në të mirë të këngëtarës Rita Ora.