Kjo verë po që do jetë e nxehtë, DJ Calvin Harris konfirmon ardhjen në Kosovë

By

\Një emër i madh i muzikës ndërkombëtare si ai, pritet t’i bashkohet një numri artistësh që do performojnë në Kosovë në festivalin e muzikës “Sunny Hill”.

Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore, sapo e ka konfirmuar se miku i saj, DJ Calvin Harris, do të vijë në Kosovë për të performuar gjatë muajit gusht.

Ai do t’i bashkohet festivalit të njohur e që është i organizuar nga Dua e Dukagjin Lipa tash e tri vjet me radhë.

“Shumë e lumtur t’ju lajmëroj se Calvin Harris është njëri nga performuesit e Sunny Hill Festival, që do mbahet me 2,3 dhe 4 Gusht në Prishtinë. Programi i artistëve këtë vit është i çmendur dhe jam shumë e lumtur për të gjithë miqtë tanë që do të vijnë në Kosovë. Numërimi nga prapa ka filluar”, ka shkruar Dua Lipa në Instagramin e saj.

Dua dhe Harris, bashkë kanë fituar me këngën “One Kiss”, cmimin BRIT Awards për këngën më të mirë të vitit në Britani të Madhe. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/BzFEM3ihooM/

Artikuj të ngjashëm