Para pak orësh përfundoi Video Music Awards 2016 dhe si pothuajse çdo vit tjetër kohëve të fundit, për shqiptarët vëmendja më e madhe është tek Rita Ora.
Ylli botëror me origjinë nga Prishtina nuk mungoi as këtë herë teksa edhe ndau çmim.
Por, duke u eklipsuar nga Rihanna e Beyonce, Rita nuk pati vëmendjen e duhur as këtë herë duke u komentuar thjesht për veshjen.
Fatkeqësisht. sërish jo për të mirë. Ora prapë ka hyrë në listën e të veshurve më keq në VMA 2016 nga media të ndryshme përfshirë E!
Këngëtarja nuk ia ka dalë të hyj as në klasifikimin e MTV që ka përmbledhur yjet në një video të postuar në Facebook.
Më shumë fat dhe kujdes herën tjetër, Rita! /Prive.al/
Veshjet më të këqija të VMA; Stella Maxwell, Rita Ora, Farrah Abraham, G-Easy
Veshjet e cilësuara si më të mirat