Rita Ora me vetulla ngjyrë rozë

By

Së fundmi, Rita Ora ka debutuar me vetulla rozë në një postim në llogarinë e saj në Instagram.

Ishte kjo një zgjedhje mjaft interesante e këngëtares, por jo edhe e papritur.

Ajo ka ndërruar edhe ngjyrën e flokëve duke i bërë rozë, e si rrjedhojë ndoshta e pa se duhej një përshtatje me vetullat.

Ky mund të jetë një ndryshim që do të shohim në një videoklip të ri ndoshta.

Gjashtë muaj më parë, Rita Ora solli videoklipin e saj të fundit “Hoë to be lonely”.

Ky produksion i solli shumë suksese artistes shqiptare me famë ndërkombëtare, por tani është koha për një prurje të re.

Detaje tjera nuk janë bërë të ditura por pritet që të publikohet shumë shpejt sipas mediave britanike./Prive.al

Artikuj të ngjashëm