Pas qëndrimit disa ditë në Kosovë, për shkak të një misioni bamirës në bashkëpunim me Unicefin, Rita Ora është larguar.
Ajo ka marrë rrugë drejt Dubait, dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të postuar në instastory.
“Shihemi së shpejti Dubai”, ka shkruar ajo mbi fotografinë që tregon këmbët e saj me çorape të leshta tipike shqiptare.
Rita realizoi misionin e saj bamirës të cilin e kishte premtuar edhe në intervista të shumta dhe punën e saj e dokumentoi pak a shumë përmes një kolazhi me foto në Instagram.