“Shine Ya Light” ishte kënga për të cilën Rita Ora vendosi që videoklipin të ia realizonte në vendlindje – Kosovë.
Këngëtarja shqiptare me famë në botë, erdhi në Kosovë vite më parë pikërisht për klipin në të cilin ka pasur shumë njerëz dhe për të cilin është punuar gjatë.
Ora hyri në Instagram për të kujtuar këtë kohë dhe për të treguar se sa e lumtur ishte që këtë e realizoi në Kosovë ku takoi shumë persona.
“Sot është përvjetori i këngës Shine Ya Light. Kaq shumë kujtime të mrekullueshme nga xhirimet në Kosovë dhe puna e shumë njerëzve. Një nga këngët e mia të para dhe diçka qe s’do të harroj kurrë”, shkroi ajo.
Rita u shfaq me flamurin e Kosovës në këtë klip./Prive.al