Rita Ora tregon edhe një herë prej nga është!

By

Karriera e saj po gëzon kulmin e suksesit në skenën muzikore ndërkombëtare. Përveç muzikës edhe në fushën e modës nuk mbetet prapra.

Fjala është për këngëtaren shqiptare Rita Ora e cila tanimë njihet si yll botëror.

Vendin e origjinës Kosovën, si pikë reference, nuk e ka hequr nga goja pothuajse në asnjë prej intervistave të saj ku flet me dashuri për vendin e prindërve të saj.

E mbrëmë nëna e këngëtares i ka gatuar asaj një darkë me ushqime tradicionale shqiptare të cilat ajo nuk ka ngurruar t’i tregojë në profilin e saj të Instagramit, ku duket shumë e gëzuar në një tryezë të tillë./prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm