Rita Ora ka nevojë për mendimin tuaj

By

Për shumë vite i ka qëndruar besnike ngjyrës bionde për flokë edhe pse jo ngjyra e saj natyrale e flokëve.

Publiku fansat dhe ndjekësit janë mësuar të shohin atë me flokë të bardhë ani pse gjatë kohës ka pasur stile të ndryshme të prerjes.

Ajo aktualisht po punon në xhirimet e filmit të ri i cili është një ‘remake’ më i modernizuar i librit dhe filmit klasik ‘Oliver Twist’. Transformimi nga bionde në brune ndodh për shkak të përvetësimit të rolit dhe karakterin që ajo do të luajë.

Me një postim në llogarinë e saj në Instagram, këngëtares po i mungojnë pak si shumë flokët e saj biondë – “ Dua t’i kem përsëri kështu flolët. Si thoni ju? Hmmm” – shkroi ajo në postimin e saj.

View this post on Instagram

I want this hair back. Should I?? Hmmmmm

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Meqenëse se ajo gjithë jetës kishe pasur flokë biond, në nuk dimë të zgjedhim mes Ritës bionde dhe Ritës brune.

Rita Ora është një kameleon kur bëhet fjalë për flokët e saj – megjithëse duket se favorizon hije të ndryshme të bjondes, që është e kundërta me karakterin e saj Mia në “Fifty Shades of Grey”. Prapëseprapë, ajo luan me ngjyra si rozë dhe blu, dhe asnjëherë nuk zhgënjehet kur bëhet fjalë për stilin. Të shkurtra, të gjata, të drejta, kaçurrela, me majë ose të gërshetuara, flokët e Ritës janë plot frymëzim dhe asnjëherë të mërzitshëm.

Është e pabesueshme të shihet se si modelet e ndryshme të flokëve mund të ndryshojnë vërtet pamjen tuaj. Rita duket e mrekullueshme pa marrë parasysh se çfarë stili apo ngjyre zgjedh ajo për flokëte saj.

Është e vështirë të zgjedhësh një të preferuar, por një gjë është e sigurt, pasi që ajo erdhi në skenë, ajo ka sjellur stile nga më të ndryshmet. Hidhjani një sy evolucionit të flokëve të saj.

Shumë kaçurrela

Retro e viteve të 80-ta

Bionde e viteve te 40-ta

Gërsheta

Flokë të gjatë dhe të drejtë

Me shumë volum

 

 

 

Artikuj të ngjashëm