Këtë vit në “MTV Video Music Awards 2021” nuk ka munguar artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Padyshim që ajo është një ndër emrat e artistëve, që kur bëhet fjalë për veshjet asnjëherë nuk shmanget nga marrja e rreziqeve dhe eksperimenteve.
Dhe Rita Ora u bë krijuese kur ishte fjala për aksesorët e saj teksa tronditi “MTV VMA” në New York City të dielën mbrëma e veshur me xhevahire të personalizuar në dhëmbët e saj.
Rita Ora shkëlqyeu në tapetin e kuq me një fustan të zi të gjatë, e me një palë pantallona të shkurtra.
Ajo kishte mbathur një palë çizme të gjatë mbi gjunjë, e kuruar me një stilim interesant flokësh, aksesorët dhe protezat në dhëmbë prej ari me inicialet e këngëtares e bënë të duket unike.
Ajo u sigurua që herë pas here të tregonte gojën e saj dekorative, dhe veshjen e saj duke marrë fotografi nga të gjitha anët e saj.
View this post on Instagram