Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë emocionet pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj në Londër. Ajo thënë se është e nderuar nga mbështetja e Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Faleminderit Kryeministrit të Kosovës për këtë mbrëmje të mrekullueshme”, ka shkruar Rita në profilin e saj në Instagram.
“Faleminderit që më dhurove këtë simbol të bukur të Prishtinës, të quajtur “Hyjnesha në fron”.
“Unë jam shumë e nderuar dhe e përulur nga mbështetja e vendit tim”.