Ledri s’ndalet, publikon projektin e ri ‘MEM’

By

Ashtu siç kishte paralajmëruar, reperi i njohur Ledri Vula sot ka publikuar këngën e tij më të re.

‘MEM’ titullohet ky projekt si shkurtesë për togfjalëshin ‘Ma e mira’.

Kënga mban vulën e BigBang nga RedBox Entertainment dhe ka tekst të vetë reperit.

Paraprakisht, në rrjete sociale kishte rrjedhur një version në bashkëpunim me Ermalin mirëpo duket se finalja ishte menduar vetëm për Ledrin solo.

Ndiqeni të plotë më poshtë dhe na thoni përshtypjet tuaja sa i përket kësaj kënge. Ne themi se është një hit i pakontestueshëm i kësaj vere! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm