Nuk mund ta mohojmë se është tejet interesante dhe simpatike, ta shohësh një yll botëror si Rita Ora duke hedhur vallen shqipe.
Por ja që nganjëherë origjina jote e zakonet e prejardhjes nuk harrohen e s’ke si ti shmangësh.
Në dasmën e vajzës së tezes së saj, Rita Ora e ka ndezur atmosferën me vallëzim.
E shoqëruar nga familja e saj dhe disa prej miqve, Rita është kënaqur në dasmën e Amantina Tolajt, që u martua të dielën në Tiranë.
Disa prej videove nga kjo dasmë, Rita i ka publikuar në profilin e saj në Instasgram, duke e dëshmuar se në venat e saj rrjedh gjak shqiptari.
E më pas, ajo është larguar nga Tirana me një avion privat, imazhin e të cilit e ka publikuar në rrjetët sociale.
“Mirupafshim Shqipëri. Shihemi së shpejti, ka shkruar Rita”. /Prive.al