Pak ditë më parë Rita Ora u rikthye pas 6 vitesh në Shqipëri me një koncert madhështor që mblodhi mijëra qytetarë për të ndjekur nga afër këngëtaren shqiptare e cila e elektrizoi vendin.
Mirëpo një kuriozitet i madh ka qenë edhe fakti i pagesës. Sa është paguar Rita për të dhënë koncert në Sheshin Skënderbej?
Këtë e ka zbuluar vetë kryebashkiaku Erion Veliaj.
Në një lidhje telefonike me emisionin “Dita e 8”, Veliaj ka thënë se për ardhjen e Rita Orës, por edhe të Ermal Metës nuk është shpenzuar asnjë qindarkë.
“Të gjitha kanë qenë falas sepse këtë kemi dashur të bëjmë që në fillim e këtë kemi bërë. Unë besoj se të rinjve shqiptarë duhet t’u jepet mundësia të shohin një koncert falas”, u shpreh kryebashkiaku, raporton Xing.al/