Rita Ora apo Kim Kardashian: Në të njëjtën veshje të Halloween, cila e qëlloi më mirë? (FOTO)

By

Ndonëse industria e modës e kostumeve është gjigante, ndodh shpesh që të famshmit t’i shohim në të njëjtit fustane.

Kjo ngase ata përafrohen me shije, nganjëherë se vizitojnë të  njëjtin dizajner dhe ndjekin trendet e fundit të modës.

Këtë radhë, ka qenë Rita Ora ajo që ka bërë ‘xing’ me Kim Kardashian, e kjo për një rast mjaft të veçantë, ka shkruar Bordo.al.

Nëse e patë Ritën të veshur si Lulja Helmuese para disa ditësh, ju kujtojmë se kjo ka qenë zgjedhja e Kim Kardashian në Halloween-in e vjetshëm. Ndoshta nuk ju kujtohet, por Kim u paraqit me fustanin jeshil e flokët e kuqe për eventin e vjetshëm. Nga ana tjetër, Rita ka preferuar të njëjtin personazh, duke u shndërruar kështu në një Lule Helmuese.

Kujt i shkon më shumë kostumi, Kim apo Ritës?

 

Artikuj të ngjashëm