Rita iku, po la një mesazh: S’do doja të isha diku tjetër, krenare që jam shqiptare

By

Erdhi, e elektrizoi Prishtinën me prezencë e performancë dhe iku menjëherë për një tjetër ngjarje.

Këngëtarja Rita Ora, këndoi para bashkëvendësve të saj në Prishtinë, në koncertin e festës së 10-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Stunner: The jewel-encrusted garb featured a matching cropped jacket with raunchy latex sleeves and a dramatic collar

Ora u shfaq në skenë e veshur kuq e zi, ndërsa vallëzoi edhe me melodi shqipe duke bërë gjithë opinionin publik t’i ketë sytë nga ajo.

Menjëherë pas koncertit. Rita është nisur për në Britani të Madhe ku e pret një tjetër ngjarje, ajo e Brit Awards.

Por para se të shkonte, ajo ka lënë një mesazh, ku shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë ata që shkuan ta dëgjonin dhe për ekipin që e ndihmoi realizimin e koncertit.

Traditional: Rita incorporated traditional dance moves into her racy performances

“Sapo më thanë se 300,000 njerëz erdhën të më shohin sonte. Urime dita e pavarësisë. S’do doja të isha në asnjë vend tjetër të botës. E filluam këtë bashkë dhe s’do të isha këtu pa ju. Një falënderim special për ekipin tim dhe atë të qeverisë. Kam 10-të vjet në skenë dhe kjo ndjenjë s’largohet asnjëherë. Jam mirënjohëse, krenare, jam shqiptare. Deri herën tjetër. Destinacioni i radhës “the Brits”, ka shkruar ajo në Instagram, duke publikuar edhe një seri fotografish nga kjo mbrëmje. /Prive.al

Proud: Rita was named an Honorary Ambassador to Kosovo in 2015, and met up with prime minister Ramush Haradinaj before she headlined the open-air evening concert

Artikuj të ngjashëm