Këngëtarja Rita Haziri sot feston plot 25 pranvera.
Në këtë ditë të veçantë për të, personi i zemrës, Fidani është kujdesur që pushimi të jetë special.
Ai ka organizuar një befasi në resortin e hotelit ku çifti po mbushin “bateritë” pas një sezoni të ngjeshur të dasmave.
Fotot me ndjekësit shoqëruar me urimet, ata i kanë ndarë në rrjete sociale.
Njëherësh, për çiftin ky është përvjetori i parë si të fejuar, detaj për të cilin ata rrëfyen në një intervistë ekskluzive për Prive javën e kaluar. /Prive.al