Paraqitja e Rita Orës në tapetin e kuq për We Day UK Charity Concert 2016 në Londër dhe ajo e Nora Istrefit në një intervistë për Prive në Klan Kosova ngjajnë shumë me njëra tjetrën.
Bëhet fjalë për stilin e ngjajshëm të flokëve të të dy këngëtareve të cilat para dy muajve u paraqitën me gërsheta.
Por përveq se mbajnë flokët në të njejtën mënyrë, në sy ra edhe diçka tjetër.
Aksesorët e në këtë rast vathët e të dyave kanë formën dhe ngjyrën e njejtë. Duke qenë se të dya u shfaqën në të njejtën kohë nuk mund të themi se kanë kopjuar njëra tjetrën.
Se cila po duket më mirë, e vlerësojnë shijet e juaja. /prive.al/