RITA BËN DEBUTIMIN AMERIKAN

By

Është publikuar dueti i Rita Orës dhe Chris Brown i titulluar ‘Body on me’.

Ky realizim muzikor i këngëtares me origjinë shqiptare shihet si debutim i fuqishëm në tregun amerikan pas gati tri vitesh nga sukseset e para të mëdha në Britani të Madhe.

Dyshja ka punuar me producentë fitues të Grammy,The Monster and the Strangerz të cilët njihen për suksese me artistë si Pitbull, Selena Gomez e Rihanna.

Krijimi muzikor ishte paralajmëruar nga këngëtarja edhe si super feminist me tendencë që të ndryshoj standartet e dyfishta mes dy gjinive.

Projekti i fundit i Ritës ishte ‘Poison’ i cili u lançua në Maj të këtij viti. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm