Rina i shkon SinBoy-it në koncert (VIDEO)

By

Rina po shijon disa ditë pushimesh në Greqi.

Këngëtarja e njohur pas ditëve në plazh me diellin përvëlues, mbrëmjet po ia dedikon daljeve.

E duke qenë në shtetin helen, ajo nuk e ka lënë t’i kalojë mundësia që ta shijojë një koncert të SinBoy, i rikthyer suksesshëm në skenë së fundmi.

Ndryshe nga performancat paraprake krah njëri-tjetrit, mbrëmë Rina e ka shijuar repertorin, përfshirë edhe duetet si ‘Gigi’ në rolin e publikut.

Video nga ky moment po qarkullon në mesin e fansave.

View this post on Instagram

A post shared by RINA (@balajrinnna)

Mbi raportin me SinBoy, Rina u pyet nga Prive dy javë më parë në koncertin ‘Time Capsule II’ nga Capital T.

Ajo sqaroi se edhe mund ta shohim me të, sepse dyshja vazhdojnë të punojnë bashkë, përkundër që rrugët në raport personal, (thonë se) i kanë ndarë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm