Pasi u bë nënë për herë të parë, nuk u pa në skenë që një kohë të gjatë.
Por, pas një pune të lodhshme për t’i rikthyer format fizike, Ryva Kajtazi po i rikthehet ekraneve shqiptare.
Ajo e ka gati projektin e saj të ri dhe pritet që së shpejti të publikohet.
Të paktën kështu ka lënë të kuptohet vetë Ryva, e cila postoi një mini-video në Instagram me pamje nga klipi i saj i ri.
Këngëtarja ka bashkëpunuar me Shqipri Kelmendin për këngën rikthyese./Prive.al