Rikthimi i Alban Skënderajt me një projekt fantastik

By

Tash e një kohë, Alban Skënderaj nuk ka publikuar projekt të ri muzikor edhe shkas për këtë natyrisht se janë zhvillimet në jetën private.

Ai dhe Miriami me 28 Nëntor u bënë prindër të një vajze që vendosën ta pagëzojnë me emrin Ameli.

E rikthimi me këngë pas kësaj pauze nuk do jetë dosido për Albanin sepse për projektin e ri ai ka menduar një koncept shumë interesant.

‘Unë dhe ti’ është një baladë që i kushtohet të gjitha çifteve shqiptare që kanë qenë bashkë me njëri-tjetrin për vite të tëra.

E veçanta e këtij projekti është fakti se edhe ju mund të jeni protagonistë të videoklipit duke dërguar inserte të shkurtëra në e-mailin e produksionit Entermedia: [email protected].

Afati i fundit i dorëzimit të videove është data 2 Shkurt ndërsa kënga meqenëse i kushtohet çifteve, do publikohet me 14 Shkurt. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm