Ajo ishte një ndër këngëtaret fëmijë më të dashura. Këngët e saj e bën që shumë nga gjenerata e saj ta adhuronin.
Por kur u rrit Adea Pula u largua nga skena dhe nuk dëgjuam më për të.
U tha shumë herë që do të kthehej por që nuk u publikua asnjë projekt nga ajo.
Mirëpo në orët e para të së martës, Adea bëri një lëvizje. Këngëtarja tregoi që nuk është shkëputur nga muzika dhe ka lançuar një ‘cover’.
Balada e Jennifer Hudson, ‘And I’m telling you’ tashmë mund të dëgjohet edhe me zërin e saj.
“Doja të ndaja me ju një cover të këngës sime të preferuar” – ka shkruar Pula në përshkrimin e videos.
Nuk dihet nëse është ky një paralajmërim për rikthim me këngë origjinale apo vetëm një cover që tregon se Adea nuk e ka humbur pasionin për muzikën./Prive.al
http://www.youtube.com/watch?v=2GyXhikTxXo