Ylli botëror i muzikës pop, ka shpërthyer në lot në funeralin e njërit prej personave më të dashur për të.
Ajo dje i dha lamtumirën e fundit kushëririt të saj 21 vjeçar Tavon Kaiseen Alleyne, i cili u qëllua për vdekje ditë më parë në Barbados.
29 vjeçarja Rihanna, është parë duke fshirë lotët në ceremoninë e varrimit gjatë së mërkurës.
Nuk ka dyshim që po aq të emocionuar ishin edhe dhjetëra miq e familjarë që kishin ardhur t’i thoshin lamtumirën të riut që vdiq.
Ndërsa është vërejtur se familjarët e Alleyne, ishin veshur të gjithë në të bardhë në nderim të tij e po ashtu edhe Rihanna, që edhe në një ceremoni varrimi po dukej tejet bukur. /Prive.al