Rihanna tani është miliarderja më e re në SHBA – duke e rrëzuar Kim Kardashian nga froni.
Këngëtarja 34-vjeçare së fundmi hyri në listën vjetore të “Forbes” të grave të ‘vetë-bëra’ më të pasura në Amerikë për të tretin vit radhazi, duke u renditur në vendin e 21-të në përgjithësi. Ajo është e vetmja miliardere nën 40 vjeç në listë.
Miliarderja tjetër më e re në listën e Forbes është Kardashian, 41 vjeç, e cila ka një pasuri neto prej 1.8 miliardë dollarësh (1.7 miliardë euro).
Kylie Jenner e cila në moshën 24-vjeçare – u kurorëzua miliarderja më e re e “Forbes” në vitin 2018, iu heq titull pas një ri-llogaritjeje të vlerës së saj neto. Pasuria e saj neto aktualisht është 600 milionë dollarë ( mbi 585 milionë euro).