Rihanna reagon pas thashethemeve për shtatzëni

By

Pak ditë më parë, kur Rihanna u shpall heroinë kombëtare në inaugurimin e Barbadosit si republikë, në rrjete sociale qarkulluan thashetheme që ajo është shtatzënë.

E gjithë kjo eufori u shkaktua nga disa fotografi të shkrepura gjatë ceremonisë.

Lexoni të plotë lajmin e mëposhtëm:

Prisni pak! Rihanna shtatzënë për herë të parë?

Mirëpo, thuhet se artistja me famë botërore ka reaguar në lidhje me thashethemet e fundit.

Ajo i është përgjigjur një mesazhi të një ndjekësit në Instagram, mesazh ky që është shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale.

Ndjekësja i shkruante si vijon: “A mund të vij në festën e foshnjës? E vërtetë apo jo, foshnjat e tua do të jenë shumë të bukura. Më vjen keq që të gjithë po merren me mitrën tënde”.

Këtij mesazhi i është përgjigjur vetë artistja duke kthyer përgjigje: “Haaa! Mjaaft! Ti nuk erdhe në 10 festat e mia të foshnjës! Ju më lini shtatzënë cdo vit dreqi ta marrë”.  /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Jen (@mis.jaye)

Artikuj të ngjashëm