Rihanna në pritje të ëmbël, si reagoi babai i saj kur mori vesh lajmin?

By

Babai i Rihanna-s, Ronald Fenty, është ‘po fluturon në qiell” pasi mësoi për shtatzëninë e vajzës së tij.

Fenty, 68 vjeç pranoi se ishte tejet i lumtur pasi këngëtarja 33-vjeçare zbuloi lajmin e mirë gjatë një shëtitje nëpër qytetin e New York-ut.

“Jam shumë i lumtur u hodha nga gëzimi. Jam ende shumë i emocionuar”, vazhdoi Fenty në një intervistë me “Page Six” më vonë gjatë ditës.

Babai i famshëm, i cili foli përmes telefonit nga shtëpia e tij në Barbados, tha se i dashuri i vajzës së tij është ‘një djalë shumë i lezetshëm’ pasi të dy patën një shans për t’u takuar kur vajza e tij solli reperin në shtëpi në dhjetor 2020. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm