Ricky Martin sonte do të ngjitet në skenë në Tiranë,
Por, ylli i famshëm mbërriti në vendin tonë pak ditë më parë. Ylli latin ka shfrytëzuar rastin për të vizituar e për ta njohur më shumë Shqipërinë, duke vizituar disa nga vendet e sạj.
Nga postimet e tij, duket se Ricky-t po i pëlqen qëndrimi në Shqipëri dhe shqiptarët.
Ai ka përdorur një informacion që ka gjetur në Google dhe e ka postuar në Instagramin e tij, i cili shkruan: “Populli shqiptar është mjaft miqësor. Një nga gjërat më të mira nga udhëtimi për në “vendin e shqiponjave” është se kudo që shkon, që nga kryeqyteti deri në rivierë, nga malet në qendrat historike, do të mirëpritesh nga njerëzit lokalë. Shqipëria është një nga vendet më miqësore që mund të vizitosh”.
Dhe në fund ai ka vendosur flamurin shqipëtar dhe fjalën #fakt.
Ne mezi po presim yllin latin që të performojë para mijërave adhuruesve të muzikë së tij sonte. /Prive.al