Bota është mbushur me emra të suksesshëm shqiptarë, që përveç se janë artistë të shkëlqyer edhe punojnë me emra të famshëm botërorë.
Mario Dedivanoviç u bë i famshëm si make up artisti i Kim Kardashian, por Prive ju njeh me një tjetër shqiptar që punon me një emër të madh të muzikës.
Burim Jusufi, shqiptari që bën pjesë në ekipin e këngëtarit Ricky Martin, është përkrahur shumë nga këngëtari me famë botërore.
Përderisa Jusufi po vallëzonte në një pistë në stilin ‘breakdance’, Martin e ka xhiruar dhe e ka publikuar në Instagramin e tij shqiptarin. /Prive.al