Richard Gere thirret të dëshmojë kundër këtij politikani

By

Udhëheqësi i partisë Lega të Italisë, i prirur nga e djathta, Matteo Salvini, u akuzua në fillim të gjyqit të tij për rrëmbimin e dyshuar të 147 emigrantëve, ndërsa ai ishte ministër i brendshëm.

Emigrantët ishin në bordin e një anijeje në pronësi të OJQ-së spanjolle Open Arms, të cilës Salvini i refuzoi lejen për të zbarkuar në Itali në gusht 2019, duke i lënë të bllokuar në det dhe duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Ndër dëshmitarët e listuar në padi është aktori amerikan Richard Gere, i cili vizitoi emigrantët në bord ndërsa ata prisnin në brigjet e Italisë, gjë që, për Salvinin, është një shembull i mungesës së seriozitetit të akuzave të ngritura kundër tij.

“Le të flasim për Richard Gere. Ju më thoni sa serioz është një gjyq kur dikush vjen nga Hollyëood për të dëshmuar për neverinë time,” pyeti ai, duke folur me gazetarët pas seancës së parë në Palermo të shtunën.

Një ditë më parë ai kishte bërë shaka se nëse Gere do të shpallej zyrtarisht dëshmitar, ai do të kërkonte një autograf për nënën e tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm