Jerry Springer ishte shumë më tepër se një prezantues që ri-definoi televizionin. Ai ishte një politikan i zgjuar, ikonë e kulturës pop dhe mik i devotshëm dhe besnik që ishte më krenar kur fliste për të margjinalizuarit dhe të pa përfaqësuarit. Ai lidhej njëlloj si me të fuqishmit ashtu edhe me njeriun e rrugës. Të huajt do t’i hapeshin atij dhe ai nuk donte asgjë më shumë se t’u jepte një zë.
Prezantuesi i famshëm, Jerry Springer ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.
Nikoqiri i “Jerry Springer Show” ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Çikago të enjten, njoftoi familja e tij.
“Aftësia e Jerryt për t’u lidhur me njerëzit ishte në qendër të suksesit të tij në gjithçka që ai u përpoq, qoftë kjo politikë, prezantim apo thjesht shaka me njerëzit në rrugë që donin një foto apo një fjalë”, tha Jene Galvin, një mike dhe zëdhënëse për familjen
“Ai është i pazëvendësueshëm dhe humbja e tij dhemb pa masë, por kujtimet e intelektit, zemrës dhe humorit të tij do të vazhdojnë të jetojnë”, thuhej tutje në deklaratë.
Dalja e fundit e personazhit televiziv në ekran erdhi sezonin e kaluar në “Masked Singer” në të cilën ai performoi si “The Beetle”, duke kënduar një klasik të Frank Sinatra.