Këngëtarja Rezarta Shkurta duket të jetë bërë nostalgjike për kohën kur vajza e saj, tani 10 vjeçe, Hera ishte një bebe.
Rezarta përmes një videoje të postuar në storien e saj të llogarisë së Instagramit, ka thënë se ka qenë mungesa e Ermalit, ajo që e penalizoi atë ta shijonte ashtu siç do donte, Herën “si bebe”.
“Bebja ime sa je rritur”, ka shtuar ajo pos tjerash.
Artistja i është referuar kohës kur bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, i njohur edhe si nipi i liderit komunist, Enver Hoxha, po vuante dënim me burg mbi akuzat për trafik droge. Ai u lirua vite më vonë.