Këngëtarja Rezarta Shkurta ka hedhur hap të ri në biznes.
Ajo ditën e sotme e ka hapur përfaqësinë e ‘Hera Company’ në Prishtinë pas interesimit të madh nga klientela për shërbimet që ofron kompania në fjalë.
E nisjen, ajo ka menduar ta bëjë në një mënyrë krejt unike.
Rezarta, në hapjen e sipërmarrjes në kryeqytet ka organizuar një event me fëmijët e SOS Fshatit, siç ka zbuluar në një postim të bërë në rrjetin social Instagram.
Mes tjerash, Shkurta në bashkëpunim me donatorët e tjerë do të mundësojë festimin e ditëlindjeve të fëmijëve të SOS Fshatit dhe gjithashtu do të punësojë një prej vajzave që ka mbushur moshën.
Neve s’na mbetet gjë tjetër pos t’i urojmë këngëtares suksese në degën e Prishtinës me dëshirën që cakun e ri, zgjerimin edhe në Londër ta realizojë shumë shpejt. /Prive.al