Dikur këngëtare, sot një prej fotografeve më me nam, Rezarta Shkurta vazhdon të qëndrojë aktive në mediat sociale.
Jo rrallë herë, Rezarta na befason me dedikimet që i bën bashkëshortit, Ermal Hoxhës.
Çifti janë bërë bashkë prej më shumë se 18 vjetësh, dhe Shkurta sërish ka diçka për të treguar nga romanca e tyre.
“Ndonjëherë më duket sikur të njoha dje, ndonjëherë sikur s’kam jetuar kurrë pa ty. S’më besohet që kanë kaluar 18 vite e gjysmë dhe çmendem për ty akoma dhe më shumë se ditën e parë”, ka shkruar Rezarta, mbi një storie të publikuar në llogarinë e saj të Instagramit.
Përndryshe, Ermali njihet edhe si nipi i ish liderit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha.
Dyshja, Rezarta dhe Ermali nga martesa e tyre kanë mirëpritur në jetë, vajzën e tyre Herën.