Rezarta Shkurta ka surprizuar me një postim të fundit dedikuar mikes së saj të ngushtë, Xhensila Myrtezajt.
Teksa publikoi një foto të shkrepur nga vetë ajo, Rezi e quajti Xhensilën “person me zemër të bukur”.
“Sikur të gjithë ta njihnin zemrën tënde të bukur. Jam me fat që të kam në jetën time”, shkroi Shkurta.
E një koment s’mungoi as nga Xhensila, e cila u shpreh e emocionuar nga dedikimi.
“Oh Rez, të kam zemër”, shkroi Myrtezaj.
Kujtojmë se Rezarta dhe Xhensila janë shoqe prej vitesh, duke na e vërtetuar se edhe në showbiz ekzistojnë miqësi të vërteta.