Estrada shqiptare lirisht mund të themi se ndër vite ka pasur talentë të shumtë në vete por asnjëherë një ‘Divë’ si Adelina Ismaili.
Këngëtarja e cila sot shënon edhe ditën e saj më të veçantë të jetës, ditëlindjen, me të hyrë në skenë në vitet e 90 i dhuroi një freski asaj periudhe muzikore e mes tjerash theu edhe disa nga tabutë më të mëdha të kohës.
Energjike e me një stil krejt të veçantë ajo për vite me rradhë arriti që të mbajë veten si më e mira e kësaj fushe teksa nuk munguan as këngët hite të cilat edhe pse me disa vite në vete vazhdojnë të dëgjohen e të pëlqehen ende.
Këto janë top 5 projektet të cilat njëherit janë pasqyrim i karrierës së saj. /Prive.al/
1.”Ushtarit tim” e krijuar në kohën e pasluftës për nderë të dëshmorëve të rënë për liri.
2. “Amaneti” një këngë revolucion i kohës si në ritëm ashtu edhe në paraqitje.
3.”Trimit tim” këngë emocionale mbi tragjedinë jetësore të vetë këngetares dedikuar ish të dashurit të saj Triumf Rizës.
https://www.youtube.com/watch?v=3LkAKgJlKDk
4.”Sajzeza” bashkëpunimi më i ndëgjuar ndoshta i të gjitha kohërave në muzikën shqiptare e sjell Adelinën në një moshë mjaft të re e duke thyer disa tabu me paraqitjen e saj.
5. ‘Më në fund’ është një nga projektet më të pëlqyera të Adelinës i prezantuar në njërën prej festave të fundvitit të cilat atë kohë ishin mjaft të ndjekura.