Dinamika e portaleve, lajmeve “fast-food”, të raportuarit e shpejtë dhe konkurrenca për të qenë të parët, bën shpesh që mediat të humbin profesionalizmin e tyre e të lajthisin në banalitete dhe të shpërndajnë dezinformata.
Me një situatë të tillë para pak ditësh u përballëm me këngëtarin Sabri Fejzullahu, për të cilin u shpërnda lajm i rrejshëm se ai kishte vdekur.
Me të parë këtë lajm, familja e këngëtarit Fejzullahu reagoi duke e demantuar dhe duke shprehur shqetësimin për raportimin e rrejshëm karshi kësaj çështjeje.
Ndërsa tani, në të njëjtën situatë veten e ka gjetur këngëtarja Adelina Tahiri e cila ka hasur në një lajm ku titulli thotë se babai i saj ka vdekur.
Këngëtarja është revoltuar duke thënë se babanë e ka gjallë e madje shëndosh e mirë dhe kritikon mediat për dezinformim të publikut.
” Tmerr!!!! Babi im eshte gjalle shendosh dhe mire!!!! Informohuni me mire, nuk eshte ne pytje nje thashethem po është ne pyetje vdekje per baban tim. Turp dhe tmerr per mosinformacijonin tuaj dhe painformimin tuaj”, është reagimi që Adelina ka shkruar në Instagram.
Përndryshe nga jeta e këngëtares, duket se ka te reja. Ajo dje publikoi një fotografi në profilin e saj në Instagram, duke pozuar pranë një buçete trëndafilash të kuq e theksi bie mbi një unazë gjigante në gishtin e saj të unazës, që lë hapësirë për të supozuar se ajo është fejuar! /Prive.al