Të gjithë tashmë e dimë se Fero (Khatab) ka hequr dorë nga muzika pasi vendosi t’i përkushtohej fesë islame.
Madje ish reperi u ka kërkuar ndjekësve të tij të mos i dëgjojnë më këngët e tij dhe është shprehur i penduar për to.
Mirëpo mbrëmë në kanalin e tij në Youtube, (aty kur dikur lansoheshin projektet e tij muzikore), janë publikuar disa këngë të Feros.
Dhe postimi i këtyre këngëve e ka shqetësuar ish reperin , i cili ka reaguar menjëherë në Instagram. Ai tha se nuk do i’a bëj hallall personit që i ka publikuar këto projekte dhe do t’i kerkoj llogari te Allahu.
Ai kërkoi të mos i hyni në hak dhe ta respektoni bindjen e tij Islamin.
Shihni postimin e plotë më poshtë! /Prive.al