Reperi i njohur botëror zbarkon në Prishtinë ‘heshturazi’ për takim me Noizyn?!

By

Pa shumë bujë mediatike, një emër i njohur botërisht i muzikës rap ka zbarkuar dje pasdite në Kosovë.

Fjala është për reperin gjerman Kay One (ndryshe i njohur edhe si Prince Kay One) i cili mbrëmë ka arritur në kryeqendrën kosovare.

Fakti se në agjendën e tij, reperi nuk ka ndonjë koncert ka ngjallur shumë dilema mbi arsyet e vërteta të ardhjes në Prishtinë.

Përmes një postimi nga aeroporti ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Kay One ka bërë shaka pak me acarin që po mbretëron duke deklaruar se këtu është më ftohtë se në Alaskë.

Në një tjetër postim, 32 vjeçari ka deklaruar se gjendet në Prishtinë me Noizyn por pa shkrepur ndonjë imazh të përbashkët.

Nuk dihet nëse dyshja po planifikojnë ndonjë duet të përbashkët meqenëse një gjë të tillë nuk e kanë deklaruar në rrjete sociale duke u shprehur mjaft të rezervuar edhe për foto apo video të përbashkëta nga takimi.

Ndryshe, Kay One është një ndër emrat më të pëlqyer i cili karrierën e nisi në label-in e Bushidos, për t’i ndarë më pas rrugët në mënyrë jo fort miqësore me njëri-tjetrin.

Ai vitin e kaluar kishte paralajmëruar duetin me një tjetër shqiptar, Ardian Bujupin (lexo KËTU) por deri tani, frytet e punës së përbashkët nuk janë parë nga publiku. /prive.al/

bebja

Artikuj të ngjashëm