Reperi i famshëm amerikan P Diddy do të dhurojë 1 milionë dollarë për një shkollë e cila ka për qëllim që t’i ndihmojë nxënësit me aftësi të kufizuara.
Ai ka treguar se së shpejti në Bronx të New York, do të hapet shkolla e re ndërsa ajo do ndërtohet me fondet nga Diddy.
Kjo është hera e tretë që reperi amerikan po jep donacione për një shkollë.
“Dua që fëmijët tanë të kenë qasje në gjithçka që atyre iu duhet që të kenë sukses në shkollë e në jetë”, ka thënë Diddy.