Në dhjetë vjetorin e pavarësisë së shtetit të Kosovës, NZZT një gazetë ditore e Zvicrës, ka vendosur që edicionin shtesë që e publikon një herë në muaj, t’ia kushtojë Kosovës dhe kosovarëve.
Fotografja gjermane Maria Sturm, ka qenë në Kosovë gjatë muajit dhjetor dhe ka fotografuar vendin, në mënyrë që t’ua paraqesë përmes fotografive shtetasve zviceranë jetën në Kosovë.
Gazeta NZZT ka intervistuar edhe një Klub Futbolli FC Kosova që vepron në Cyrih e plot personalitete të tjera, e ndër ta edhe reperin kosovar Da Ghost.
Reperi flet për rrugëtimin e tij e integrimin në Zvicër, karrierën muzikore dhe vendimin për tu kthyer në Kosovë pas 18 vjet jete në Zvicër.
Da Ghost në këtë intervistë flet për krahasimet në mes Kosovës e Zvicrës dhe rikthimin e tij në muzikë pas një kohe të gjatë pauze.
Kështu ai jep njoftimin se po i kthehet muzikës. /Prive.al