Kryelajmi i ditës së sotme është arrestimi i disa shtetasve kosovarë në Shqipëri nën akuzat për trafik droge në vlera prej qindra mijëra eurosh.
Dozat e lëndës narkotike, rreth 10,000 në total mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish bllokut dhe në lokalet e natës së Tiranës.
Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia kapte vlerën e rreth 500 mijë euro, transmeton Klan Kosova.
I arrestuar është Besnik Mujeci, këshilltar i Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Por ai nuk rezulton të jetë i vetmi personazh nga jeta publike që është në mesin e të arrestuarve.
Mithat Ramadani nuk është emër i panjohur nga shoubizzi.
Ai është reper me disa projekte të publikuara, raporton Prive.al.
Mithati në pjesën artistike njihet me emrin Despoti, teksa projektin e fundit muzikor e ka të publikuar para pak ditësh.
Vetëm pak ditë më parë, në “Andrra Stage” të “DokuFest” ai ka performuar me BimBimmën e të tjerë emra, përfshirë Besa M e Killua. /Prive.al