Jeta e tij është përplot mistere sa u përket vajzave. Nuk flet me dashuri për to dhe ende s’kemi pasur ndonjë emër të spikatur krah tij.
Reperi i famshëm shqiptar, është tejet diskret në këtë aspekt.
Por më në fund Stresi ka dhënë një emër për fansat e tij, e përveç emrit edhe një këngë me ca vargje të bukura kushtuar dashurisë.
Por nga rreshtat e ndjerë të kësaj kënge, vërehet qartë që vajza me emrin Keisi nuk bën më pjesë në jetën e Stresit, e madje edhe kënga quhet “Më fal”.
Dedikimi ka ardhur pas publikimit të këngës, ku ai në profilin e tij në Instagram shkruan:
“Ta gëzosh këngën Keisi”, ka shkruar reperi, i cili në rreshtat e parë të kësaj kënge thotë se “për vajzën e ëndrrave ia vlen edhe me vdek”. /Prive.al
https://www.youtube.com/watch?v=MD774NoklKE