Reperi i njohur amerikan, XXXTentacion, i cili shpejt fitoi famë me dy albume të shndërruara në hite, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në moshën 20 vjeçare.
Ai po largohej nga një dyqan motocikletash në jug të Floridas gjatë së hënës, kur një i armatosur i panjohur e qëlloi.
Policia e atij rajoni, ka thënë se XXXTentacion emri i vërtetë i të cilit ishte Jahseh Onfroy, ishte dërguar në spital e më pas ishte konstatuar vdekja e tij.
Ai shpesh është përshkruar si njëri ndër artistët më kontraversë të muzikës rap dhe po përballej me akuza për dhunë familjare.
Për vdekjen e tij, janë pikëlluar edhe artistët shqiptarë Capital T dhe Era Istrefi dhe që të dy kanë publikuar imazhe të tijat, në profilet e tyre në instagram, duke thënë se legjendat si ai, nuk vdesin kurrë. /Prive.al