Është vetëm tetë muajshe por ky fakt nuk i ka penguar Renée-së së vogël që të zë vend çdo ditë në ballinat e mediave.
Vajza e Nora Istrefit dhe Robert Berishës tashmë është shndërruar edhe në imazh të kampanjave publicitare.
Bashkë me nënën, Renée është shfaqur si gjithmonë e hareshme në një reklamë për një firmë vendore të pelenave.
Këto janë disa foto të shkëputura nga seti profesional i realizuar pak ditë më parë. /Prive.al