Renato Mekolli ka gati surprizën e radhës pas “Hell’s Kitchen”

By

Në Tetor, Renato Mekolli u rikthye në ekran me ‘Hell’s Kitchen’.

Formati ndërkombëtar që shkaktoi shumë polemika rezultoi një sukses më vete duke tërhequr audiencë të Premteve në ekranin e Top Channel.

E duket se shumë shpejt, Renato do vijë në një tjetër format.

Shefi i njohur pas mbarimit të ‘Hell’s Kitchen’ me 4 Janar, në Mars/Prill do shfaqet në një program me fëmijë.

Prive.al ka kontaktuar me shef Renaton por ky i fundit u tregua i rezervuar për të zbuluar më shumë detaje, nëse ai do jetë sërish në Top Media apo diku tjetër.

‘Për momentin nuk do doja të bëja asnjë koment për emisionin e ri. Sapo të mbaroj Hell’s Kitchen patjetër që po. Dua të kem edhe unë diçka të sigurt parase të flas’ – deklaroi Mekoli.

Një gjë që mund të thuhet me siguri është që pas Shef Renatos nevrik që përplas pjatat, do e shohim shumë shpejt në një version tjetër krah fëmijëve, nëse planet konkretizohen siç është menduar./Prive.al

Artikuj të ngjashëm